Lajme Arkiva 2003

Në vargun e takimeve elektorale Edi Rama ka qenë mes elektoratit të njësisë bashkiake numër 3 të kryeqytetit, Rama ka deklaruar se ja vlen për çdo qytetar të shkojë në votimet e 28 dhjetorit, në mënyrë që tre vitet e ardhshme të rrisin shpresën për një Tiranë evropiane. Për me tej Edi Rama tha:

Edi Rama: Këto votime marrin një rëndësi edhe më të madhe, sepse janë votime të cilat jo thjesht dhe vetëm do duhet të rikonfirmojmë fitoren e 12 Tetorit, por janë votime për ti dhënë edhe një mësim të gjithë atyre që patën kurajën dhe paturpësinë të fusin duart në procesin e shprehjes së vullnetit të popullit të kryeqytetit. Ja vlen që çdo qytetar në datë 28, të marrë mundimin  që të vijë në votim, të sakrifikojë një gjysmë ore nga ajo e diela e fundit e vitit.

Në këtë njësi bashkiake do të përsëriten votimet në 8 qendra votimi. Për tu përmendur është fakti se pas rezultatit të votimit  të 12 Tetorit, socialistët dhe Edi Rama në këtë zonë shënojnë rezultatin më të lartë, pro tyre, pas zonës së Tiranës së re./tvklan.al