Titujt kryesorë 08 Qershor 2010, ora 19:30
Katrahurë në Tiranë, trafiku i paralizuar prej 30 ditësh
Banorët e kryeqytetit vuajnë prej më shumë se 30 ditësh një situatë kaotike në qarkullimin e automjeteve, por bashkia vazhdon ta injorojë këtë problem që është kthyer në shqetësimin e tyre të përditshëm. Ministri Basha deklaron se kaosi është pasojë e papërgjegjshmërisë.
Skandal me taksën e reklamës, biznesi: Bashkia është arbitrare
Jo vetëm taksa katastrofike, por edhe abuzive. Bashkia e Tiranës po penalizon me dhjetëra biznese edhe me taksën e reklamës, të cilën e paguajnë padrejtësisht edhe ato subjekte që nuk e reklamojnë biznesin e tyre.
Topi: Asnjë shqetësim për vendimet e Kuvendit
Presidenti i Republikës u ka dhënë sot publikisht përgjigje shqetësimeve të opozites për rrëzimin e një prej dekreteve të tij për Gjykatën Kushtetuese dhe për iniciativën për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, duke thënë se respekton çdo vendim të ligjvënësit shqiptar.
INSTAT: Muaji Maj, më pak i kushtueshëm për shqiptarët
Muaji Maj ka qenë më pak i kushtueshëm për qytetarët, pasi çmimet e produkteve ushqimore kanë pësuar ulje. Sipas Institutit të Statistikave, inflacioni është ulur me 1.2 përqind në krahasim me muajin Prill.
Kule: Shëndetësia, reformim vetëm me përkrahjen e të rinjve
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, kërkon integrimin e të rinjve të diplomuar në mjekësi, si mënyrë për të reformuar sistemin shëndetësor dhe për ta ndryshuar atë rrënjësisht.
Botërori 2010, 10 stadiumet që do të presin 64 sfidat
64 sfidat e Kampionatit Botëror të Futbollit, që starton këtë javë, do të luhen në 10 stadiume moderne të Afrikës së Jugut. Pas pak do të njiheni me atë çka ofron secili prej tyre.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 08 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço