Titujt kryesorë, 08 Shkurt ora 19:30
Berisha: SHBA, mbështetje për reformat e qeverisë shqiptare
Pas kthimit nga SHBA, Kryeministri Berisha deklaron për mediat në Shqipëri se në takimet e realizuara në Washington mori mbështetje për reformat dhe proceset integruese të vendit.
Çekia: Shqipëria në BE, brenda 2014-ës. Liberalizimi i vizave më 2009
Ministri i Jashtëm çek deklaron se Ballkani Perëndimor, bashkë me të edhe Shqipëria, do të futet në BE brenda vitit 2014, kurse liberalizimi i vizave do të bëhet në 2009-ën. Në takimin e sigurisë në Mynih Ministri Basha takohet me zv. Presidentin amerikan Biden.
Banesat, kriza mund të çojë në uljen e çmimit të ndërtimeve
Kriza globale financiare mund të çojë në uljen e çmimit të banesave në Shqipëri. Tregu vendas po tronditet edhe nga ndërtimet e shumta, vështirësitë e kredive apo edhe mungesa e parave nga emigracioni.
Australia në flakë, shtohet bilanci i viktimave nga zjarret
Zjarrfikset në jugun e Australisë po luftojnë me flakët e zjarrit, të cilat deri tani u kanë marrë jetën 100 personave, por bilanci për fat të keq mund të rëndohet në orët në vijim.
“Histori me zhurmues”, rikthim te dashuria shqiptaro-ruse
Tv Klan sjell sonte ngjarje të rëndësishme të viteve 1955, ku më e spikatura është marrëdhënia e qeverisë së Tiranës me Bashkimin Sovjetik dhe hyrjen në Traktatin e Varshavës.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 08 Shkurt 2009, ora 19:30 – Spiker: Reis Çico