Titujt kryesorë 12 Nëntor 2010, ora 19:30
Vizat, festime në Tiranë. Berisha: Sot Shqipëria është si Europa
Qindra mijra shqiptarë festuan në mbrëmje në kryeqytet, heqjen e vizave me vendet e europës në një koncert madhështorë. Kryeministri Berisha që përshëndeti shqiptarët me rastin e kësaj dite historike, tha se sot Shqipëria është si Europa.
Berisha në Opinion: S’ka zgjedhje të parakohshme, por vetëm integrim
Kryeministri Berisha deklaroi mbrëmë në Opinion se Shqiperia do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme vetëm në qershor të vitit 2013. Ai e akuzoi Edi Ramën se tentoi të bllokonte heqjen e vizave për shqiptarët.
Rama mbledh Asamblenë: Kam ndryshuar, nuk jam më ai i pari
Në të njëjtin vend ku pak ditë më parë kurorëzoi martesën e tretë, Edi Rama mblodhi sot Asamblenë Socialiste dhe u shpjegoi anëtarëve të saj se ai ka ndryshuar. Përsa u përket vendimeve, ky forum vendosi vazhdimin e protestave.
Asambleja e PS, Manjani: Rama po mashtron socialistët
Por anëtari i Asamblesë Socialiste, Ylli Manjani, thotë se me thirrjet për protesta Rama po mashtron socialistët, sepse qeveritë nuk rrëzohen me tubime. Ai e akuzon Ramën se i ka shndërruar mbledhjet e forumeve, në dasma.
Samiti i Seulit, G20 i jep fund luftës së monedhave
Lideret e 20 vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë, vendosën në Seul t’i japing fund luftës së monedhave, duke rënë dakord për ndalimin e zhvlerësimit të valutave dhe përcaktimin e kursit të këmbimit, nga tregu.
“Hiri i Vullkanit” rikthen Fevziun në letërsinë artistike
Blendi Fevziu i rikthehet letërsisë artistike me botimin e tij me të ri, “Hiri Vullkanik”. Romani ka për subjekt një histori dashurie në kohën kur Europa u bllokua pak muaj më parë nga hiri i vullkanit që shpertheu në Islandë.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 12 Nëntor 2010, ora 19:30 – Spikere: Reis Çiço