Titujt kryesorë 18 Korrik 2009, ora 19 30
Eliot Engel: Shqipëria zhvilloi zgjedhjet me standarte të larta
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, deklaron se zgjedhjet e 28 Qershorit ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, me të cilat vendi tregoi se meriton të jetë anëtar i NATO-s dhe sëshpejti i BE-së. Engel ju bën thirrje të gjitha partive të bashkëpunojnë.
Edi Rama vzhdon të mos njohë zgjedhjet: Dua trasparencë
Edi Rama vazhdon të përsërisë qëndrimin e tij për të mos njohur zgjedhjet. Ai kërkon transparencë për votat e Tiranës, Beratit e Shkodrës, ndonëse ato janë numëruar dhe parnuar nga të gjithë komisionerët socialistë.
Malaj: Rama të respektoj statusin, dështoi me të majtën
Por në PS shtohen zërat që fajësojnë Edi Ramën për humbjen në zgjedhje. Pas Blushit edhe Arben Malaj thotë se Rama nuk arriti të bashkonte të majtën, ndaj i kërkon atij të respektoj statutin.
Zvarritet puna në Plepa-Golem, s’respektohen afatet, kaos në trafik
Rruga Plepa-Golem vazhdon të mbetet një makth për pushuesit. Punimet për zgjerimin e saj duhet të përfundonin këtë javë, por kjo nuk ka ndodhur pasi firmat injorojnë udhëzimin e qeverisë për të punuar gjatë natës. Pasdite ky segment ishte i pamundur të kalohej.
Maratona 4 zbret në Sarandë, rikthen traditën e shesheve plot
Pas Gjirokastrës Maratona e Këngës Popullore e Qytetare është ndalur në qytetin e Sarandës, duke kthyer traditën e shesheve plot. Në skenë kanë performuar këngëtarët e njohur e zëra të rinj, me këngë të përpunuara posaçërisht për këtë edicion të katërt të saj.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 18 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Danjela Kostandini