Titujt kryesorë 18 Qershor 2010, ora 19:30
Presidenca belge e BE: Do të mbajmë premtimin për vizat
Kryeministri belg, Iv Leterme, vendi i të cilit merr pas 2 javësh drejtimin e presidencës europiane deklaron ekskluzivisht për Tv Klan se Belgjika do t’i qëndrojë premtimit për heqjen e vizave me Shqipërinë.
Shqiptarët pa viza në Kroaci nga 1 Korriku deri në 31 Tetor
Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza në Kroaci nga data 1 Korrik deri në 31 Tetor. Ambasadori kroat në Tiranë tha se vendimi i qeverisë së tij vjen nga rezultatet e larta të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me BE-në.
Taksat vendore, bëhet gati projekti për uljen e tarifave
Qeveria ka hartuar projektin për uljen e taksave vendore ndaj biznesit. Me tarifat e reja, të cilat janë të diferencuara në bazë të bashkive dhe komunave, taksat për reklamën ka një çmim tavan dhe kufizohen në varësi të sipërfaqes së zënës.
Pranga mikut të Zani Çaushit. Ishte dënuar 5 vjet, protestonte për PS
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga anëtarët e bandës së Zani Çaushit, i dënuar në mungesë me 5 vjet burg për krime të rënda. Ndonëse i kërkuar nga drejtësia. Skerdian Bajrami rezulton si një nga personat më aktivë në bllokimin e rrugëve që organizoi Partia Socialiste në muajin Maj.
Zhgënjen Gjermania, SHBA barazon me Slloveninë
Gjermania është mundur nga Serbia në një ndeshje të dominuar nga kartona të shumtë, 9 të verdhë dhe 1 i kuq. SHBA barazojnë me Slloveninë, ndërsa pas pak në fushë zbresin Anglia dhe Algjeria.
Pango fiton gjyqin me Top Channel, 400 mijë Euro dëmshpërblim
Ish-Ministri i Kulturës, Ylli Pango ka fituar gjyqin ndaj televizionit Top Channel, të cilën e kishte paditur për dëmtim të personit, si pasojë e publikimit të të dhënave të pasakta. Gjykata e Tiranës ka vendosur që Top Channel t’i paguajë ish- ministrit një dëmshpërblim prej 400 mijë Eurosh.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 18 Qershor 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi