Edon Zhegrova po tregon gjithnjë e më shumë nga cilësitë e tij të jashtëzakonshme. Ylli i kombëtares së Kosovës është shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në ekipin e tij, Lil, por edhe në kampionatin francez të futbollit.
Numrat e tij flasin vetë dhe ata e kanë ngritur në piedestalin më të lartë të futbollit evropian. 25-vjeçari e sheh veten në vendin e tretë në listën e lojtarëve me numrin më të madh të driblimeve të suksesshme në sezonin 2024/25 në pesë kampionatet kryesore të Europës.
Zhegrova ka bërë 68 driblime nga 145 tentime, për një mesatare prej 47% efikasitet. Më mirë se ai kanë bërë vetëm dyshja, Lamin Jamal dhe Rafael Leao. Në këtë sezon, i njohur edhe si “Messi i Kosovës”, Zhegrova ka shënuar 4 herë në kampionat, ndërsa ka dhuruar edhe dy asiste në 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet.
Nëse vazhdon me formë të tillë, lojtari i krahut pritet të bëj hapin e madh në karrierë, me shumë skuadra që janë gati për të firmosur me të në merkaton e verës së ardhshme.
Klan News