Lumi i ofertave në adresë të Edon Zhegrovës tremb Lille. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është shndërruar në emrin më të lakuar të kësaj merkato Janari.

Kjo ka shtyrë presidentin e klubit francez për të përcaktuar edhe çmimin e kartonit të 25-vjeçarit. Zhegrova nuk do të rinovojë kontratën e cila skadon në vitin 2026 dhe për këtë arsyeje i ka vënë një çmim prej 25 milionë Eurosh. 

Një shifër që gjithsesi cilësohet e lartë nga ekipet pretendente. Napoli e konsideron tepër kyç për fazën e dytë të sezonit, kjo ndikuar edhe nga shitja e Kvaratskehia.

Zhegrova është pjesë e Lille që nga Janari i 2022, kur iu bashkua nga Baseli për 7 milionë Euro. Në këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje të kampionatit, për të luajtur një rol tepër të rëndësishmë në ecurinë e francezëve edhe në Kupat e Europës.

Klan News