Napoli hedh sytë nga Edon Zhegrova për të pasuar Kvaratschelia. Anësori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha këtë sezon dhe kryesuesit e kampionatit italian janë një prej tyre.
Antonio Conte admiron cilësitë e Zhegrovës, teksa në këto tratativa mund të kontribuojë kapiteni, Amir Rrahmani. Fakti që mbrojtësi dhe sulmuesi janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës mund të jetë ogur i mirë për Napolin që kërkon të zgjidh sa më shpejt hendekun që do krijonte largimi i gjeorgjianit.
Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Lille nuk ka gjasa të ul çmimin e Zhegrovës dhe ta largojë në merkaton e Janarit. Për kartonin e 25-vjeçarit, skuadra franceze kërkon të paktën 30 milionë Euro, me negociatat që besohet të kenë nisur për një transferim të tij në merkaton e verës.
Ai ka shënuar 8 gola në të gjithë kompeticionet deri më tani, katër prej të cilëve në kampionat. Edon Zhegrova u përzgjodh në formacionin ideal të vitit 2024 në Francë, përfshirje që shkaktoj interes nga shumë klube kryesisht në Itali.
Klan News