Performancat mbresëlënëse të Edon Zhegrovës me skuadrën e Lile në kampionatin francez kanë zgjuar interesin e shumë klubeve që e shohin anësorin e majtë si emrin e duhur për të përforcuar sulmin.
Mes tyre qëndron dhe Napoli në kampionatin italian. Skuadra napoletane e drejtuar nga trajneri Antonio Konte ka shprehur interesimin ndaj lojtarit shqiptar për ta afruar në “Diego Armando Maradona”.
Megjithatë negociatat nuk priten të jetë një punë e thjeshtë për napoletanët të cilët janë përballur me rezistencën e francezëve që kanë përjashtuar kategorikisht një largim të 25-vjeçarit në merkaton e dimrit, pasi duan ta mbajnë për pjesën e mbetur të sezonit.
Zhegrova ka një kontratë deri në 30 Qershor të 2026 me Lile dhe skuadrat që duan ta marrin atë gjatë verës duhet të paguajnë në arkat e klubit 25 milionë Euro.
Napoli nën drejtimin e Contes mban vendin e parë në kampionat me 44 pikë, duke u bërë kështu pretendente për titullin.
/tvklan.al