Gazetarja: “Zoti Alushi jeni anëtar në Lëvizjen Socialiste për Integrim ?”

Eduard Alushi: “Unë dua të nënvizoj, sepse kam marrë një vendim për të qenë anëtar i kësaj lëvizje. Është një moment që mua më ngarkon me shumë emocione, mbasi asnjëherë në angazhimin tim 15 vjeçar politik nuk e kisha dëshiruar të vinte ky moment, pra duke qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste, duke qenë 8 vjet drejtues i Partisë Socialiste të Vlorës, në vitet më të vështira të saj, absolutisht nuk e kisha menduar se do të vinte kjo ditë që Partia Socialiste të ndahej, ndaj pavarsisht qartësisë sime, pavarisht bindjes sime konstante se gjërat në Partinë Socialiste nuk kanë pas ecur në rrugën dhe në mënyrën e duhur, e mora një vendim të tillë për të qenë gjithmonë kontribues edhe unë në politikat e majta. Motivet dhe përgjegjësia për ndarjen e Partisë Socialiste i mbetet lidershipit të kësaj partie, të cilët kërkonin të mbysnin frymën oponente në parti, mendimin ndryshe në parti, pavarsisht se Partia Socialiste ka pasur një rënie të theksuar në elektoratin e saj në mbarë Shqipërinë, pra rreth 2/3 e elektoratit e kanë braktisur Partinë Socialiste dhe kjo është një humbje e madhe. Unë pa pyetur për interesat e mia absolutisht personale, duke privuar shpeshherë veten nga koniunkturat e shumta që kanë lindur në Partinë Socialiste për pozitën time, qoftë edhe në ekzekutiv ku disa herë jam propozuar dhe për ministër, kam pranuar që të vë parimet mbi interesat e mia dhe pikërisht këtyre parimeve do t’i shërbej edhe në Lëvizjen Socialiste për Integrim.” /tvklan.al