Eduard Shalsi: “Lavdi Zotit që Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të shpëtojë një herë e mirë në 28 Qershor nga ky mbret i gënjeshtrës dhe i talljes me publikun, i cili nga njëra anë e mban peng Unazën e Madhe duke bllokuar procedurën ligjore dhe nga ana tjetër thotë se do ta bëjë, por nuk e lë bashkia. Si në ditë të zakonshme, ashtu edhe në ditë festash apo fundjavë ky personazh i pakorrigjueshëm nuk heq dorë nga vesi i të gënjyerit, por edhe 92 ditë do t’i duhet shqiptarëve të durojnë deklaratat bajate të këtij kryeministri që kushedi se sa gënjen edhe në gjumë”./tvklan.al