Eduard Shalsi: “Zonja Topalli po tregon përditë e më tepër se nuk di të bëjë asnjë gjë përveçse të shpifë dhe të akuzojë duke fyer kësisoj logjikën e shqiptarëve, të cilët kërkojnë punë dhe shpresë, të cilën e ofron modeli i Edi Ramës dhe nuk kërkojnë shqiptarët papunësinë dhe varfërinë që riprodhon modeli i Sali Berishës. I them zonjës Topalli që të kuptojë se shqiptarët sot duan ndryshim dhe një nga arsyet është se nuk duan të qeverisen me llafe dhe me urrejtje, por duan të qeverisen me vepra dhe me dashuri”./tvklan.al