Ministria e Jashtme e Egjiptit thotë se Izraeli do të lirojë 1,890 të burgosur palestinezë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin që fillon të dielën.

Egjipti që është një nga ndërmjetësit në armëpushim ka deklaruar se ata do të lirohen në këmbim të 33 pengjeve izraelite. Kjo do të ndodhë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të zgjasë gjashtë javë.

Ndërsa numërimi mbrapsht për armëpushimin fillon, palestinezët e zhvendosur që jetojnë në kampe të përkohshme shpresojnë se kjo do të thotë se më pas mund të kthehen në shtëpi.

Ndërkohë, OKB-ja po bën thirrje për qasje të plotë dhe të papenguar të sigurt në Gaza pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 Tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 251 të tjerë si pengje.

Sulmi shkaktoi një ofensivë masive izraelite në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 46,800 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi./tvklan.al