Egnatia triumfoi minimalisht ndaj Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superiore.
Një gol i shënuar nga Edison Ndreca në minutën e 41-të, i dha suksesin rrogozhinasve. Mbrojtësi përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Selmani dhe shënoi me kokë.
Ky është triumfi i parë në histori për rrogozhinasit në shtëpi ndaj Tiranës.
Kjo fitore e ngjit Egnatian në vendin e dytë me 19 pikë, 1 më pak se Partizani kryesues, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.
Në krahun tjetër, për Tiranën kjo është humbja e dytë radhazi dhe mban vendin e shtatë me 11 pikë. /tvklan.al