Sekuestrohet në portin e Durrësit një shumë prej gati 109 mijë Euro të padeklaruara. Në pranga përfundoi një 40-vjeçar që tentoi ti fuste paratë në vendin tonë.
Ato u gjetën në një furgon që drejtohej nga 40-vjeçari. Veç Eurove, atij iu gjetën edhe 600 Franga. Ky rast i tentativës së kalimit të parave të padeklaruara është i dyti brenda pak ditëve. 3 ditë më parë po në portin e Durrësit u gjetën mbi 223 mijë Euro që do të nxirreshin nga territori i vendit tonë drejt Italisë.
Në pranga përfundoi personi që i kishte paratë në një çantë shpine. Në të dyja rastet, sipas policisë, paratë dyshohet se janë përfituar nga veprimtari e paligjshme.
Klan News