Sytë e të gjithë amerikanëve si dhe botës do të jenë në debatin e parë presidencial që do të zhvillohet mes dy kandidatëve për president në SHBA. Debati është planifikuar të mbahet më 10 Shtator në kanalin e Abc News por ekipi i Donald Trump është i shqetësuar për paraqitjen që do të bëjë ish presidenti
Faqja e lajmeve Politico shkruan se këshilltarët e Trumpit i kanë kërkuar prej javësh që të fokusohet tek kritikat ndaj politikës së partisë demokratike, por ish-presidenti po përqëndrohet tek sulmet personale ndaj Kamala Harris. Bashkëpunëtorët e tij janë të shqetësuar dhe thonë se ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të humbasë durimin dhe të nisë sulme personale.
Gjatë debatit televiziv me Joe Biden, Trump shpesh ironizionte gjendjen fizike të presidentit por kjo media paralajmëron se Kamala Harris është një kundërshtare më e fortë politike.
Brett Doster, një konsulent politik republikan në Florida, thotë se Trump duhet tëqëndrojë larg sulmeve personale dhe në vend të kësaj ai thjesht duhet të kritikojë administratën e Biden për çështje të tilla si kufiri dhe ekonomia.
Jo vetëm që Trump po përballet me një kundërshtar të ri, por ai po hyn në debat në një pozicion të pakëndshëm pasi gara deri më tani është shumë e ngushtë.
Klan News