Vllaznia ka bërë më shumë se gjysmën e punës duke fituar 2-1 në Sligo të Irlandës të enjten në takimin e parë për Europa League. Ky është mendimi i të gjithë ekipit përfshi këtu trajnerin Hasan Lika, i cili kërkon që në takimin e kthimit futbollistët të tregojnë shpirtin e 45 minutëshit të dytë.
Hasan Lika: “Do të vazhdojmë të luajmë ashtu siç luajtëm pjesën e dytë sepse pjesën e parë nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Pozitive është që tashmë përveç njohëm edh kundërshtarin kështu që futbollistë janë të ndërgjegjshëm se çfarë kanë përballë dhe duhet që një … tjetër, përsëri me të njëjtin impenjim ta realizojmë me sukses.”
Vllaznia për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 9 korrik në Loro Boriçi nuk do të ketë portierin Grima i ndëshkuar me karton të kuq. Kjo nuk shqetëson trajnerin Lika, i cili beson te lojtarët e tjerë.
Hasan Lika: “E rëndësishme është që të kënaqemi të gjithë së bashku si ne si tifozët gjithmonë duke dhuruar rezultate pozitive dhe ne i falënderojmë për mbështetjen që na kanë dhënë.”
Kundërshtari i radhës për Vllazninë në rast se arrin të kalojë Sligo Rovers do të jetë Rapidi i Vienës./tvklan.al