Ekipi i sigurisë përgjegjës për menaxhimin e përfaqësueses së Anglisë u këshillua të ishte vigjilent për ish-partneren e Kyle Walker, Lauryn Goodman, për të shmangur çdo konfrontim të mundshëm me gruan e tij, Annie.

Lauryn, i cila ka dy fëmijë me Kyle, ndoqi ndeshjen me Danimarkën së bashku me djalin e tyre, Kairo, i cili kishte veshur një fanellë të ‘Tre Luanëve’ nr.2 me fjalën “Daddy” në shpinë.

Lauryn Goodman

Gjithashtu ne ndeshjen me Danimarkën ishte e pranishme dhe Annie, bashkëshortja e Kyle Walker. Ajo ishte në zonën e dedikuar, së bashku me bashkëshortet edhe partneret e lojtarëve të tjerë të Tre Luanëve. 

Në momentin kur mori vesh se Walker kishte dy fëmijë me Lauryn, bashkëshortja Annie i kërkoi atij të largohej nga rezidenca e tyre në Mançester.

 Annie Kilner

Annie ka vendosur të shoqërojë djemtë e tyre në çdo ndeshje të Anglisë, për të mbështetur Walker, në vend që të qëndrojë në një hotel me partneret e lojtarëve të tjerë.

Ndërkohë, Lauryn së fundmi pohoi se Kyle i kishte ofruar biletat e ndeshjes, një pretendim që përfaqësuesit e tij e mohuan.

E vendosur për t’i lënë fëmijët e saj (djalë dhe vajzë) të mbështesin babanë e tyre, Lauryn planifikoi t’i çonte në Gjermani për europianin. Ajo përmendi se Kyle ia kishte premtuar këtë Kairos, djalit të tyre.

“Lauryn shihet si një person problematik dhe Annie ishte duke u përballur me makthin e saj më të keq”- tha një burim për “The Sun”.

“U fol që sediljet e Lauryn ishin më pak se 100 metra larg. Annie nuk dëshiron absolutisht të ketë të bëjë  me të. Ekipi i sigurisë ishte në dijeni të pranisë së Lauryn-it dhe ishte gati të ndërhynte që ajo të mos arrinte afër zonës  së stadiumit ku qëndronin partneret e futbollistëve të Anglisë. Lauryn është një persona që përfiton nga shanset dhe ekipi i sigurisë ishin të shqetësuar se mos përfshihej në ndonjë situatë të pakëndshme”, – tha burimi për “The Sun”.

/tvklan.al