Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjatë vitit të kaluar janë prodhuar 410 dollarë për frymë më shumë produkte dhe shërbime, në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që punësimi është rritur vetëm me 0.8%. Ndonëse me të ardhura të ulëta për frymë, vendi ynë e bazon ekonominë tek shërbimet, që kanë zënë për vitin e kaluar afro gjysmën e prodhimit të përgjithshme kombëtar.

Shqipëria nuk mund të konsiderohet më vend bujqësor, pasi kontributi i saj bujqësor, pasi kontributi i saj po shënon ulje nga viti në vit. Industria dhe transportet kanë shënuar rënie të lehtë, ndërkohë që ndërtimi ka njohur rritjen më optimiste. Në total rritja ekonomike ka shënuar 6%, ndërkohë që vetëm 7 mijë vetë kanë gjetur punë.

Këto të dhëna, pjesë e raportit vjetor të vitit 2003, pritet t’i publikojnë nesër në parlament Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani. Rritja ekonomike sipas Bankës së Shqipërisë është bazuar në zhvillimin e sektorit privat që ka kontribuuar, me 75% të investimeve direkte. Ndërkohë që investimet publike kanë qenë zhgënjyese, pasi afro 38% e parave të parashikuara nuk janë investuar nga shteti, duke shënuar një nivel të ulët rekord në krahasim me vitet e fundit./tvklan.al