Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia ka denoncuar marrëveshjen e fshehtë të qeverisë me kompanitë greke për grabitjen e rërës së bregdetit shqiptar dhe dërgimin e saj në plazhet e Korfuzit.

Ekrem Spahia: “Partia Lëvizja e Legalitetit i kërkon qeverisë anulimin e marrëveshjeve për grabitjen e rërës dhe importimin e plehrave, si edhe nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë. Me fillimin e sesionit të ri parlamentar, Partia Lëvizja e Legalitetit nëpërmjet grupit të saj parlamentar, do të kërkojë një interpelancë me kryeministrin Nano për këto probleme, që të ketë një transparencë të plotëpër situatën në fjalë dhe përcaktimin e përgjegjësive konkrete të qeveritarëve”.

Po ashtu Ekrem Spahia ka denoncuar papërgjegjshmërinë e qeverisë në plotësimin e detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit. Ai e quajti se neglizhencë të qeverisë, derdhjen prej muajsh të mbeturinave të naftës dhe nënprodukteve të saj nga anijet greke brenda kufijve tona detare./tvklan.al