Ekskluzivisht në intervistën me Ardit Gjebrean për “Kënga Magjike” në Tv Klan, Blerina Braka tregoi se kënga e saj konkurruese në festival është një dedikim. Për herë të parë, këngëtarja, zbuloi rastin fatkeq të dhunës në familjen e saj.

Braka u shpreh: Kënga ‘Mirëmëngjes’ është dedikim. Kjo pjesë është një ngjarje e përjetuar nga motra ime, e cila ka pasur një jetë me probleme, si shumica e grave në Shqipëri. Kënga më lidh me historinë e motrës sime dhe kur e këndoj përjetoj edhe unë, atë që ka përjetuar motra ime.

Dhuna është një fenomen në rritje, ku fatkeqësisht shumë gra sa vjen e humbin jetën prej agresorëve. Në këto raste, jo vetëm festivali, por çdo artist ka mision të ndërgjegjësojë dhe të emanciopojë nëpërmjet nismave artistike./tvklan.al