Dy anije antike, njëra e shekullit të gjashtë para erës sonë dhe tjetra e shekullit të katërt janë zbuluar nga ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore.
Kjo ekspeditë ka marrë përsipër skanimin e bregdetit nga Kepi i Ftelesë në jug të Sarandës deri në Porto Palermo dhe krijimin e hartës digjitale nënujore.
Anijet kanë ngarkesa me amfora të identifikuara si korintike dhe janë zbuluar në një thellësi prej 70 metrash.
Arkeologët mendojnë se anija e shekullit të katërt është e para e gjetur në Mesdhe, e cila ka një ngarkesë të plotë me materiale qeramike.
Zbulimi i anijeve të kësaj periudhe konsiderohet si një nga zbulimet më të rralla në Mesdhe duke e vendosur bregdetin shqiptar në një pozicion shumë të rëndësishëm për studimin e navigacionit antik.
Ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore kanë në dispozicion dy anije dhe një kosto ditore të kërkimeve me rreth 25 mijë dollarë në ditë./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle