Një studim i kryer së fundmi nxorri në pah veprimtaritë dhe idetë e reja që lindën dhe u përdorën gjatë periudhës së izolimit.
Shumë individë filluan të përfshihen në sfida të ndryshme në Instagram. Studiuesit u shprehen se për shkak të rrrjeteve sociale, njerëzit nuk u ndjenë shumë larg njëri nga tjetri.
Sfidat tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan shumë të qeshura dhe sipas ekspertëve të shëndetit mendor, kjo ndikoi pozitivisht tek gjendja e përgjithshme emocionale.
“Sfidat ishin inkurajuese. Ata i mbanin njerëzit të angazhuar në aktivitete dhe hobi gjatë periudhës së vështirë. Pavarësisht situatës jo të mirë, ato ishin një shpërqendrim dhe një ndihmë. Njerëzit nuk e ndjenë veten të veçuar ose të distancuar nga jeta reale”.
Ekspertja e sjelljes, Natasha Mehta shprehet se të marrësh pjesë në sfida të tilla është sikur të marrësh pjesë në një dialog me shumë njerëz, shumë prej tyre të panjohur.
“Izolimi solli shumë pengesa të vogla në jetën e të gjithëve dhe kjo i ndihmoi njerëzit të kapërcejnë atë. Platforma e mediave sociale ofroi një dritare për të komunikuar me botën dhe kjo ka qenë si një freski mendore për shumë njerëz”./tvklan.al