Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara ka krijuar hapësirë për mosmarrëveshje kushtetuese në të gjithë botën, thotë në një intervistë për BBC-në eksperti britanik për çështjet e Ballkanit, Micha Glen. Sipas tij gjasat janë të mëdha që qeveria mund ta shfrytëzoi situatën e krijuar mes Rusisë dhe SHBA-ve për Gjeorgjinë për të përshkallëzuar çfarëdo veprimesh provokative ndaj Kosovës.
Megjithatë Gleni argumenton se kur Serbia dhe Kosova të anëtarësohen në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha vendet e rajonit përfshirë Shqipërinë do të kenë mundësi të shmangin një lloj konflikti të ngjashëm me Gjeorgjinë. Kriza në Osetinë e Jugut është shumë serioze dhe Rusia e shikon këtë si një shpagim për shpalljen e pavarësisë dhe për mbështetjen perëndimore ndaj saj.
Megjithatë kriza në Gjeorgji thotë Glen nuk do të ndikojë te Kosova sepse ajo që ka rëndësi për të është që ta njohin më shumë shtete, në rast të kundërt kjo do të krijonte probleme në OKB. Len parashikon se humbësi i këtij konflikti është Bilisi. Rusët i kanë provokuar gjeorgjianët për shumë muaj apo edhe vjet, por ishte pikërisht vendimi i presidentit Sakashvili, thotë eksperti që përbënte një përllogaritje katastrofike të proporcioneve të rënda për situatën.
Glen thotë për BBC-në se i druhet faktit se konflikti do të sjellë pasoja në marrëdhënien Amerikano-Ruse, për çështje si Irani dhe Lindja e Mesme dhe do të ndihmojë në krijimin e një klime pasigurie, dyshimi dhe frike në marrëdhëniet ndërkombëtare./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle