Kryeministri serb Boris Tadic i paraqiti Komisionit Europian planin me tre pika të qeverisë së tij për integrimin europian. Në të synohet liberalizimi i plotë i vizave dhe statusi kandidat i Serbisë, brenda vitit 2009.

Kjo është shumë e rëndësishme për vendim tim, që të realizohet sa më parë, ndaj duam sinjal të qartë nga BE se e ardhmja europiane e Serbisë është e mundur, tha Tadic.

Edhe pse pranoj se statusi kandidat i Serbisë brenda vitit 2009 ishte i mundur, kreu i KE Baroso ia preu hovin qeverisë së re serbe. Mund të jetë e mundur, por presidenti Barroso sqaroi se ky nuk është një vendim. Do të varet nga Serbia, por dhe nga rrethanat në krahun e vendeve anëtare pasi kërkohet unanimitet. Por është e mundur nëse do të ketë bashkëpunim të plotë me Hagën, vullnet i qartë për realizimin e reformave në Serbi. Atëherë po, mund të jetë e mundur statusi kandidat vitin e ardhshëm, tha Barroso. Por ia bëra të ditur edhe Tadic, u shpreh ai, se ky proces nuk mund të jetë i drejtuar nga kalendari, por vetëm nga reformat. Proces që do të kryhet vetëm atëherë kur të gjitha kriteret e kërkuara të jenë përmbushur.

Arta Tozaj: “Serbia pret me padurim raportin e kryeprokurorit të ri të Hagës, raport i cili do të jetë vendimtar për të përcaktuar hyrjen në fuqi ose jo të marrëveshjes së ndërmjetme mes Serbisë dhe BE. Përsa i takon Kosovës, Serbia është e vendosur në mos njohjen e pavarësisë, por qeveria e re e Beogradit do të ndjekë politikë ndryshe.”

Kur flas për Kosovën Tadic sqaroi se Serbia nuk po tregohet agresive ndaj institucioneve shqiptare në Kosovë. Nuk po bllokon ekonominë e Kosovës, por po përdorim vetëm instrumentet legalë të diplomacisë.

Për këtë proces Boris Tadic tha, se shpresonte në një përgjigje pozitive nga Kombet e Bashkuara gjatë muajit dhjetor. Kryeministri serb Tadic u takua dhe me shefin e diplomacisë Europiane Solana dhe me kreun e parlamentit evropian Potering./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj