Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ekspertë psikiatër ligjor kanë vlerësuar, se e mitura viktimë e trafikut dhe skandalit të Bisht Pallës është e aftë mendërisht të japë dëshmi të sakta. Disa javë më parë u pushua çështja për një të pandehur, i akuzuar si trafikanti i vajzës, i cili u lirua menjëherë nga burgu.

Lirimi i tij u bë pasi dëshmia e të miturës u konsiderua e pa saktë dhe prokurorë të çështjes hodhën dyshimin se vajza vuan nga çekuilibër psikik, por ekspertiza e dy mjekëve ligjorë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë përfundon me konkluzionin, se e mitura është e aftë mendërisht për të dhënë deklarime.

Dosja e prokurorisë do të kalojë në Shtator pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në bankën e të akuzuarit pritet të jenë 12 persona, trafikantë ose ish-ushtarakë dhe ish-policë të akuzuar. Dëshmia e të miturës është prova kryesore, por Zyra në Mbrojtje të Qytetarëve që mbron vajzën si viktimë e mitur e trafikut, ka kërkuar statusin e dëshmitarit./tvklan.al

Gazetare: Aranita Brahaj