“100 vjet gruaja si artiste”. Kështu mban emrin ekspozita e cila çel dyert për publikun të enjten në Galerinë Kombëtare të Arteve. Punime të piktoreve shqiptare dhe të huaja do të shfaqen me qëllim për të parë evoluimin e artisteve gjatë viteve. Motrat Xengo, Lumturi Blloshmi, Mariana Eski, Eleni Laperis, Ana Shima, Anila Zajmi, do të jenë disa nga emrat e këtij koleksioni.
“ Nuk është thjesht një ekspozitë feministe, nuk i takon kësaj, por i takon më shumë për të parë se çfarë kanë ndodhur me gratë ndryshimi i tyre, pra ndryshimi i krijimtarisë së tyre ndër vite dhe a punojnë një sasi e caktuar grash që kanë vepra apo nuk punojnë ose a ka ndryshuar drejtimi artistik i tyre apo nuk ka ndryshuar, trajtojnë pikturën ose skulpturën mënyrë tradicionale apo e kanë transformuar për ta përdorur atë në drejtimet moderne dhe postmoderne. Ky është qëllimi i ekspozitës, një nga qëllimet e muzeut.”
Në vendin tonë histroia e artit filloi të shkruajë emrat e parë të grave artiste në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit XX-të. /tvklan.al