Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi, ka befasuar sërish miqtë dhe dashamirësit e pikturës me një tjetër preormancë të saj. Këtë herë Blloshmi ka zgjedhur veten dhe siluetën e saj si subjekt të ekspozitës të çelur mbrëmë në Galerinë e Arteve. Në murin e bardhë të zhvendosur një pikturë nudo e vetë artistes, ku të tërheq vëmendje, një dekoratë e vendosur mbi organin seksual.

Në anën përballë dikush e vijëzon siluetën e saj. Ndërsa gjithçka shoqërohet me muzikë nga Vagner, një nga të preferuarit e piktores. Kuratorja Suzana Varvarica tha për mediat, se rasti i Lumturi Blloshmit na flet për një grua të guximshme dhe që zë vend të veçantë në artin pamor shqiptar.

Suzana Varvarica: “Lumja është nga gratë e fuqishme të artit figurativ shqiptar, e cila e krijon këtë hall, por me një fuqi të jashtëzakonshme, një çudi të jashtëzakonshme, që dikush edhe këtu në mjedisin tonë mund ta quajë anormale ose të pamoralshme. Unë veprimin e Lumes siç i përshtatet pikturës së vajzës që është një autofigurë e Lumes dhe kur vendoset dekorata, si të thuash një dekoratë e madhe për çdo lloj sublimiteti ose çdo lloj veprimi që bënë njeriu dhe e vendos në organin e saj seksual”.

Gazetarja: Zoti Xhepa, si ju duket kjo performancë e Blloshmit?

Ndriçim Xhepa: “Performancë interesante, Blloshmin nuk e njohim sot, unë e kam goxha kolege, mike prej vitesh, sigurisht në linja të ndryshme të artit, por kam përshtypje që Luja ka ditë të lëvizi, ndoshta dhe e këto performancat e kohës ka dashur të jetë prezente, të jetë brenda ekspozitave të kohës dhe kjo puna që kam këtu mbrapa ndoshta përshkruan, thotë një lloj rezultante, një lloj konkludimi për veten e saj”.

Piktorja njihet për idetë e saj të veçanta në konceptimin e artit. Vitin e shkuar ajo u prezantua para publikut me ekspozitën “Performancë menu Kamasutra”./tvklan.al

Gazetare: Mira Kazhani