Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për herë të parë tre fotografë danezë hapin një ekspozitë fotografie me ngjarjet e dhimshme të krizës Kosovare. Portrete dhe njerëz artistikisht janë fokusuar në celuloid. Pamje nga Kukësi, Prishtina e Peja, qytete të cilat janë fokusuar jo vetëm në këta objektiv.

Të tre fotografët janë nderuar me çmime ndërkombëtare, si dhe kjo ekspozitë është vlerësuar mjaft mirë nga përfaqësues të artit. Në përurimin e kësaj ekspozite kanë marrë pjesë ambasadori danez në Shqipëri, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama, si edhe mjaft diplomat të huaj, të cilët kanë kujtuar me dhimbje masakrat e tmerrshme të një viti më parë në Kosovë./tvklan.al