Kryeministri Edi Rama ka ndarë një sërë fotosh nga takimi i djeshëm në Abu Dhabi, ku shkoi në kuadër të “Abu Dhabi Sustainability Week 2025”. Momenti më i rëndësishëm i këtij eventi për Shqipërinë ishte nënshkrimi i marrëveshjes strategjike tripalëshe për lidhjen nënujore energjetike me Italinë e Emiratet e Bashkuara.
Po ashtu, u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Agjencisë së Përbashkët të Letrave me Vlerë, që çon në një tjetër nivel gjurmimin fiskal të mallrave të importit. Vlen të përmendet edhe vlerësimi i kreut të qeverisë për homologen Giorgia Meloni, të cilës i dhuroi një shall të veçantë në ditëlindjen e saj.
Përpos Ramës, në fotot e mëposhtme shihet kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve Mohammed bin Zayed Al Nahyan, ministrja Belinda Balluku dhe ministri Petrit Malaj.












/tvklan.al