Samet Halluni, një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, si anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërisë. Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit thotë se ekstradimi i tij u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Holandë, që e ekstradoi nga Amsterdami drejt vendit tonë.

Për 21-vjeçarin e lindur dhe banues në Shkodër, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal”.

Policia sqaron se Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

/tvklan.al