Idajet Beqiri i njohur si një nga përfaqësuesit e Armatës Kombëtare Shqiptare dhe i arrestuar vitin e kaluar në Gjermani është ekstraduar në Shqipëri, ka zbritur i fundit nga avioni “Albanian Airlines” i shoqëruar nga forcat e policisë. Një gjest atdhedashurie ka qenë i papritur nga 53-vjeçari ndërsa vetëm disa metra më tutje e prisnin makinat e policisë. Beqiri i akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare ka masën e sigurisë ‘burg pa afat’ ndërsa ai pritet të paraqitet në Gjykatën e Tiranës ku ka nisur tashmë procesi për këtë akuzë.
Ndërsa Gjyakat e Lartë e ka dënuar atë me vendim të formës së prerë me 4 muaj burg për akuzën ‘falsifikim dokumentash’. Bashkë me Gafurr Adilin dhe Taip Mustafain, të arrestuar një vit më parë, Beqiri, një ish-gjyqtar në periudhën e diktaturës, bën pjesë në listën e personave të dyshuar për akte terroriste në Maqedoni. Mustafai dhe Adili janë liruar nga burgu në nëntor të vitit të kaluar ndërsa për Beqirin, që njihet si sekretari politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, procesi sapo ka nisur. /tvklan.al