Kundërshtia e një grupi banorësh të Nivicës për ndërtimin e fshatit turistik në gjirin e Kakomesë ka mbërritur edhe para dyerve të ambasadës shqiptare në Athinë.
Emigrantë nga zona e bregdetit të mbështetur edhe nga qarqe nacionaliste greke të përfaqësuar nga partia e ekstremit të djathtë “Laos” protestuan para selisë diplomatike shqiptare.
Në tubim mori pjesë edhe vetë kreu i Partisë Sirena Ortodokse Popullore, Jorgos Karaxaferis, dhe dy deputetë të tjerë të kësaj partie.
Protestuesit hodhën parulla kundër qeverisë së Tiranës duke kërkuar dhënien e pronave banorëve të Nivicës.
Gjatë tubimit u dëgjuan thirrje të tilla si: “Kakomeja është e jona deri në vdekje”, “Poshtë hajdutët”.
Kësaj proteste i kanë paraprirë ditë më parë edhe bllokimet e njëpasnjëshme të punimeve në gjirin e Kakomesë nga banorë të Nivicës, të cilët nuk kanë lejuar hyrjen e makinave të firmës Riviera, edhe pse vendimi i gjykatës dhe këshillit bashkiak të Vlorës i kishte hapur rrugë ndërtimit të fshatit turistik.
Ndonëse duket absurde një grup prej 20 personash vazhdojnë të pengojnë realizimin e një prej projekteve më të mëdha në fushën e turizmit./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle