Ky 50-vjeçar i identifikuar si Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në një restorant në zonën e Ndroqit në periferi të Tiranës. Viktima, banor i zonës ka qenë duke drekuar në këtë lokal.
Po të njëjtin ambient ka qenë dhe autori i dyshuar, 27-vjeçari, Julian Gjoshi që shihni në këtë foto tashmë i shpallur në kërkim.
Burime në vendin e ngjarjes bënë me dije se viktima sapo e ka shquar në brendësi të lokalit autorin, i ka shkuar atij në tavolinë. Në këtë moment, i riu ka qëlluar disa herë me armën që kishte me vete.
Për shkak të plagëve të marra, 50-vjecari që gjithashtu ka rezulton të ketë pasur armë me vete ka ndërruar jetë.
Më pas, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Benz ngjyrë të zezë dhe për kapjen e tij janë angazhuar forca të shumta policie. Dyshimet janë se ai është larguar drejt Durrësit.
Autori rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje. Po ashtu dhe viktima mësohet se ka qenë i skeduar nga policia për vjedhje dhe trafik narkotikësh.
Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndonëse burime pranë policisë i thanë Tv Klan se mes viktimës dhe autorit ka pasur një konflikt pak kohë më parë.
Për sqarimin e ngjarjes grupi hetimor ka sekuestruar pamje të shumta të kamerave te sigurisë, si dhe ka nisur të marrë në pyetje personalin e lokalit ku ndodhi ngjarja dhe personat prezentë në momentin e ngjarjes.
Tv Klan