Ky është muzeu i balonave në Romë ku hapësira është shndërruar në një shesh lojrash imagjinate dhe arti. Kjo ekspozitë fton vizitorët të shijojnë botën magjepsëse të balonave, por edhe dritave shumëngjyrëshe.

Ata që vizituan këtë ekspozitë u shprehën të lumtur për këtë përvojë të re.

“Ekspozita është me të vërtetë argëtuese, me dimensione padyshim unike, duke e bërë atë mjaft të pazakontë. Është e mrekullueshme sepse ofron një moment qetësie, duke ju dhënë gjithashtu mundësinë të reflektoni mbi temat e ndryshme që artistët e ndryshëm kanë bashkuar përmes punës së tyre”, u shpreh Silvia Doria.

Kjo ekspozitë nuk tërheq vetëm të vegjlit, por edhe të rriturit.

“Gjëja më e mirë, për mendimin tim, është se ekspozita tërheq si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, është diçka që të gjithë mund ta shijojnë. Dhe më shumë sesa thjesht argëtim, kjo ekspozitë lidhet edhe me artin. Edhe fëmijët, të cilët fillimisht mund ta shohin atë thjesht si një përvojë argëtuese, mund të fillojnë të kuptojnë bukurinë e artit dhe kulturës. Kjo është vërtet e veçantë”, tha Giulia Grandi.

Ekspozita mirëpret vizitorë të të gjitha moshave për të eksploruar dhe ajo do të qëndrojë e hapur deri më 30 Mars 2025.

Klan News