Përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 Shkurtit një sondazh tregon se gjermanët janë të shqetësuar për gjendjen ekonomike të vendit të tyre.
Sipas sondazhit 70 % e tyre shqetësohen për rritjen e kostos së jetesës. Nga të anketuarit, 68% i frikësohen një rënieje ekonomike, nga 48% në sondazhin e mëparshëm.
Rritja e konkurrencës nga jashtë, kostot e larta të energjisë dhe normat e larta të interesit kanë ndikuar në ekonominë gjermane, e cila u tkurr në vitin 2024 për dy vjet radhazi dhe është kthyer në një nga problemet kryesore të votuesve.
Në sondazh theksohet gjithashtu se besimi tek politikanët është shumë i ulët. Mosmarrëveshjet se si të shpëtohet ekonomia më e madhe e Evropës çuan në një krizë të rëndë politike.
Prandaj dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare më 23 Shkurt.
Klan News