Klubi i Barcelonës është ende i paqartë për datën e saktë të kthimit në “Camp Nou”. Kjo sepse puna për rinovimin e impiantit po vazhdon. Ishte parashikuar që skuadra të kthehej në stadiumin e rinovuar në fund të Nëntorit 2024, por për shkak të vazhdimit të punimeve, planet kanë ndryshuar.

Nisur nga kjo, rrezikon që edhe sfida e radhës e ‘El Clasico’ në qendrën katalanase të mos luhet në “Camp Nou”.Përballja Barcelona-Real Madrid do të zhvillohet më 11 Maj. Pritet që minimalisht të jenë 60 mijë tifozë, por sipas spanjolles “AS”, Barcelona po mendon që ta organizojë ndeshjen jashtë vendit.

Klubi blaugrana po vlerëson mundësinë për të luajtur ndeshjen në një stadium tjetër të madh evropian nëse Camp Nou nuk është gati. Përfitimet financiare nga ky derbi shkojnë deri në 9 milionë Euro, e për këtë nevojitet një impiant i madh dhe bashkëkohor. E për këtë po shikohet një stadium jashtë Spanjës.

Në shumë raste La Liga ka propozuar mbajtjen e ndeshjeve në SHBA, me planet më të fundit për të luajtur sfidën Barcelona – Atletico Madrid në Miami Dhjetorin e kaluar, por që u anulua. Këto plane kanë marrë miratimin e Barcelonës, e kjo lë të kuptohet se La Liga mund të jetë e hapur ndaj kësaj ideje.

Planet u anuluan nga Federata Spanjolle e Futbollit, pasi ato nuk kishin një president të përhershëm në atë kohë.

Klan News