Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vendosja e një kryqi 9 metro i lartë në rrugën kombëtare të Qafë Krrabës, në afërsi të fshatit Fikas, ka provokuar reagimin e komunitetit mysliman të Elbasanit. Sipas myftinisë së këtij qyteti, ky kryq mund të vendosej pranë një kishe dhe jo në një vend të tillë ku ka një domethënie dominimi.

“Kjo vendosja e kryqit ka acaru diçka, thashetheme, llafollogji tek besimtarët, pra nuk ka një dëshirë që ky kryq të ngrehet, kur ky kryq mund të ngrihet afër një kishe që është objekt i tyre, jo në rrugë internacionale, apo në një vend ku në këtë tokë është një tokë ku matan është  një fshat që është mysliman. Mendojmë që kjo do të diskutohet edhe me kryetarin e qarkut, që të marrin një masë për vendosjen e këtij kryqi”.

Myftinia e Elbasanit ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e saj për pronat, duke i dorëzuar kryetarit të bashkisë projektin e xhamisë së Balliasit. Edhe pse në projektin e kthyer për rishqyrtim nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për qendrën e qytetit, kjo xhami nuk ekziston, por kryetari i bashkisë Ardian Turku është shprehur, se me gjithë dëshirën e madhe për të ndihmuar komunitetin mysliman do t’i përmbahet vetëm ligjit./tvklan.al