Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira përmes postimeve të saj në rrjetin social Instagram ka treguar se shumë shpejt do sjellë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

Por me foton e fundit të publikuar, ajo ka habitur jo pak fansat, sepse shfaqet tërësisht ndryshe me look-un e ri.
Foureira ka vendosur të presë flokët dhe vërtet nuk njihet. Shkak duket se është bërë klipi i fundit i këngëtares, të cilët fansat mezi po presin të publikohet./tvklan.al