Ellen DeGeneres po i thotë lamtumirë publikut pas komedisë së saj të ardhshme që do të transmetohet në Netflix. Pas mbylljes së emisionit të saj të famshëm në vitin 2022, ajo ndërmori një turne ku realizonte shfaqje të ndryshme.
Në një takim me fansat që u zhvillua pas një shfaqje në Santa Rosa, ajo konfirmoi se do t’i jepte lamtumirën publikut. Gjatë muajit prill, Degeneres foli për mjedisin toksik që ishte krijuar në emisionin e saj që i dëmtoi karrierën dhe reputacionin e saj në 2020. Emisioni i DeGeneres nuk u trondit vetëm nga akuzat për një mjedis toksik pune, por kishte edhe disa dëshmi të ish-punonjësve për sjellje të papërshtatshme seksualisht nga producentët.
Ky skandal bëri që DeGeneres të shpallte fundin e emisionit të saj në 2021 dhe t’i kërkonte falje stafit. Episodi i fundit u transmetua në maj të 2022.
Klan News