Ryan Reynold dhe Blake Lively kanë ndarë me publikun emrin e vajzës së tyre më të vogël, e cila erdhi në jetë vitin e kaluar. Ajo quhet Olin! Përmes një interviste gjatë premierës së “Deadpool & Wolverine” në New York, Ryan radhiti emrat e fëmijëve të tij: James (9 vjeç), Inez (7 vjeç), Betty (4 vjeç) dhe më e vogla e cila ka pak që ka mbushur vitin me emrin më të veçantë.

“Dua ta nis me një falënderim ndaj bashkëshortes time. Dua të falënderoj fëmijët e mi. Jam shumë me fat!”, tha aktori në skenë. Sipas yllit të Marvel, qëkur familja e tyre u bë me 6 anëtarë, shtëpia i ngjan një “kopshti zoologjik”.

“Ata nuk më lodhin, janë forca ime më e madhe”, shtoi 47 vjeçari.

Gjithsesi Blake dhe Ryan, janë jo vetëm çifti më simpatik i Hollywood, por ata që rrezatojnë më shumë lumturi sa herë i shohim bashkë.

/tvklan.al