Emergjenca nga situata e zjarreve vijon të mbetet prezent në territorin e vendit. 29 vatra zjarri janë konstatuar në 24 orët e fundit sipas kreut të Emergjencave Civile, ku më shqetësueset mbeten në zonat malore, në pyje dhe kullota, larg zonave të banuara.
Angazhimi i strukturave vendore dhe atyre qëndore për shurjen e zjarreve po mbështet edhe nga ajri nga homologët rumunë. Ndërsa Haki Çaku u bëri thirrje fermerëve të mos ndezin zjarre në tokat e tyre ndërsa policia po vepron ndaj piromanëve në të gjithë vendin.
Temperaturat e larta janë bërë shkak për nxitjen e zjarreve krahas vendosjes nga dora e njeriut, ndërsa ka pasur edhe riaktivizim të vatrave të vjetra edhe për shkak të erës.
Klan News