Senati Amerikan njofton se në 3 Janar të këtij viti propozimi për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri i është kthyer Presidentit Biden sipas rregullit derisa Senati nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion.

Presidenti Biden mund të rinominojë kandidatin e kthyer Kostelancik ose të nominojë një emër të ri për postin e ambasadorit në vendin tonë.

David J. Kostelancik është kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në Janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA pas largimit të Yuri Kim.

Ndërkohë më 20 Janar do të bëhet betimi i presidentit të ri Trump, ndaj pritet që ai të emërojë ambasadorin e ri siç ka vepruar tashmë me shtetet e tjera.

Klan News