Vazhdojnë debatet mbi emigracionin në Itali. Në Festën e PDL-së në Milano kryetari i dhomës në parlamentin Italian Gianfranco Fini bëri thirrje për reduktimin e kohës së nevojshme për marrjen e nënshtetësisë italiane nga 10 në 5 vjet.
“Duhet t’u jepet nënshtetësia të huajve që tregojnë se duan Italinë”, u shpreh Fini duke argumentuar se në vendin fqinj jetojnë 4 milionë të huaj dhe nuk do të ishte herezi nëse atyre u jepet një mundësi e tillë. Deklarata ka shkaktuar reagime nga anëtarët e qendrës, duke marrë si shembull situatën në Angli dhe Francë ku shumë emigrant pas marrjes së nënshtetësisë kanë organizuar trazira dhe akte terroriste.
Por pavarësisht shembujve ekstreme, Fini insiston se është koha për të diskutuar dhe riorganizuar kriteret e nevojshme për marrjen e nënshtetësisë. Unë nuk do të heq dorë u shpreh ai deri sa kundërshtimet që vijnë ndaj kësaj çështjeje të jenë të bazuara në shpjegime të qëndrueshme./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle