Ligji Bossi-Fini për emigracionin, kthehet në qendër të debatit politik në Itali. Për kryetarin e dhomës së ulët të Parlamentit Italian, Xhanfranko Fini, njëri prej hartuesve të këtij ligji, ka disa nene që duhen ndryshuar.

Nenet në fjalë kanë të bëjnë për lejen e qëndrimit të emigrantëve që u mundëson atyre edhe rinovimin e kontratës së punës. Është absurde ka deklaruar Fini që një emigrant të kthehet në vendin e tij të origjinës e më pas të vijë në Itali. 

Propozimi për ndryshimin e këtij neni ka gjetur mbështetje në qendrën e majtë e cila nga ana tjetër insiston se  ky ligj duhet ndryshuar në themel. Megjithatë partia ekstremiste Lega Nord mbetet skeptike duke thënë  se ky ligj ka qenë nxitës i emigracionit klandestin.

Duhet të ketë ndryshime thotë zëdhënësi i kësaj partie Matteo Brigandi, por ato duhet të jenë më të forta për të luftuar emigracionin dhe jo për ta lehtësuar atë. Ligji Bosi Fini i vitit 1998, është ndryshuar ndjeshëm dhe jo në favor të emigrantëve me ardhjen e Roberto Maronit në krye të ministrisë së brendshme.

Masa të ashpra janë ndërmarrë për të luftuar emigracionin, duke detyruar mjekët të raportojnë në polici emigrantët, dhe sinjalizuar se dhënia e lejes së qëndrimit duhet të bëhet me pikë në bazë të performancës së individit në shoqërinë italiane./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle