Emigrantët në Greqi japin kontributin kryesor në sektorin e agrokulturës në një prej më të rëndësishmeve në shtetin fqinj. Sipas një studimi një ndër 5 emigrant punon në ferma private dhe merren me bujqësi e blegtori. Raporti i realizuar nga universiteti i agrokulturës në Athinë, thotë se gjatë këtyre 10 viteve emigrantët janë kthyer në forcën punëtore kryesore duke shpëtuar bujqësinë nga shkatërrimi.

Të dhënat tregojnë se 60% e emigrantëve të përfshirë në këtë sektor dhe që paguhen me rrogë ditore janë pikërisht shqiptarët, 16% nga Bangladeshi, 8% janë rumun ndërsa pjesa tjetër u përkasin kombësive që jetojnë e punojnë në Greqi. Gjithsesi përqendrimi i tyre bëhet sipas zonave në Kretë ka më shumë emigrant nga ish vendet e bashkimit sovjetik, në Greqinë qendrore rumun dhe bullgar.

Emigrantët aziatik veçanërisht nga India dhe Pakistani janë përgjithësisht të punësuar në punë të rënda si dhe në rritjen e bagëtive. Ata pranojnë të kryejnë punët e vështira në ferma duke filluar që nga kujdesi për të moshuarit deri në mbledhjen e ullinjve, punimin e tokës.

Sipas studimit emigrantët kanë ndihmuar në rritjen e prodhueshmërisë së bimëve si dhe ka ndihmuar gjithashtu prodhuesit e vegjël t’i qëndrojnë konkurrencës nga të mëdhenjtë. Shpesh pronarët e tokës u kanë dhënë me qira prona emigrantëve në shkëmbim të një pjese të fitimit nga prodhimet bujqësore./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj

Montazh: Ergis Hasanbelli