Në raportin e publikuar nga Komisioni kundër Racizmit dhe Diskriminimit i Këshillit të Evropës, Greqia kritikohet ashpër për mosnjohjen e statusit të minoriteteve dhe shkeljeve të të drejtave të emigrantëve. Komisioni i tërhoqi veshin Greqisë për mosratifikimin e Protokollit 12 të Konventës së të Drejtave të Njeriut, ndërsa legjislacioni i saj nuk njeh si krim racizmin dhe ksenofobinë.
Përmenden sulmet raciste kundër imigrantëve, në mesin e tyre edhe ai kundër një shqiptari që humbi jetën nga dhuna e ushtruar ndaj tij në qytetin e Vollos. Problematike është edhe diskriminimi që i bëhet emigrantëve në tregun e punës. Greqia vjen e para në Evropë pasi puna në të zezë arrin në 30-35 % të Produktit Kombëtar Bruto. Dhjetëra mijëra imigrantë, bien viktima të diskriminimit në tregun e punës por autoritetet greke nuk kanë bërë asgjë për përballimin e problemit,” thekson raporti duke bërë fjalë njëkohësisht dhe për raste kur imigrantëve ilegalë u refuzohet ofrimi i shërbimit shtetëror, nga personeli i spitaleve./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle