Mbi 3 mijë emigrantë dhe aktivistë të grupeve të të drejtave të njeriut u mblodhën në Athinë të Greqisë për të protestuar kundër masave anti-emigracion të qeverisë dhe kërkuan dhënien fund të sulmeve raciste mbi ta.
Protestuesit marshuan në rrugët e qendrës së kryeqytetit grek duke mbajtur në dorë pankarta ku shkruhej “Hiqni duart nga emigrantët” dhe “Larg kampeve të përqendrimit”.
Emigrantët thanë për agjencinë, Reuters, se ata ndihen të diskriminuar dhe të abuzuar nga policia. Jemi qenie njerëzore dhe kanë nevojë për respekt, tha njëri prej tyre.
Prej kohësh emigrantët në Greqi janë viktima të sulmeve raciste të grupeve të djathta. Dhjetëra mijëra emigrantë vijnë në brigjet greke çdo vit.
Qeveria konservatore e Karamanlis së fundmi prezantoi një sërë masash ndër të cilat kishte si qëllim largimin e tyre nga qendra dhe vendosjen e disa qendrave të mëdha në periferi./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle