Kanë nisur punimet në portin e Shëngjinit për zbarkimin e refugjatëve nga vendet e treta. Kështu bën me dije gazetari i Klan News Martin Marku.
Burime brenda portit bëjnë me dije se prej dy ditësh është rrethuar një perimetër i madh ku është parashikuar të ngrihet edhe kampi ku do bëhet regjistrimi i emigrantëve. Nga Drejtoria e Portit ende nuk ka ende asnjë informacion mbi detajet e projektit, ndërsa Tv Klan ka arritur të sigurojë pamje me dron ku shikohen disa makineri të stacionuara në port.
Më datë 19 Shkurt, Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. 3 ditë më pas u votua në Kuvend me 77 vota pro. Marrëveshja e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve mori dhe 3 votat e PDIU. Italia do t’i dërgojë në Shqipëri emigrantët që i kap dhe i shpëton në Detin Mesdhe, duke filluar nga pranvera e këtij viti./tvklan.al